Terms of Use
Kjo faqe është në pronësi dhe përdorim të shoqërisë Vilma’s Vault, regjistruar në QKB me NUIS M31729007J, me adresë të selisë: Rruga “Bilal Golemi”, Ndertesa 16, Tiranë, e cila ofron nëpërmjet funksionaliteteve të kësaj faqeje, programeve apo dhe aplikacioneve, produktet dhe shërbimet që ajo reklamon dhe që Klientët/Përdoruesit mund të blejnë. Të gjitha produktet, mallrat, apo veprimtaria tjetër e transportit apo rishitjes do të konsiderohen më poshtë si “Shërbime të Vilma’s Vault”
Të nderuar përdorues, para se të filloni të përdorni shërbimet tona, ju lutemi lexoni me kujdes kushtet kontraktore të përgjithshme si më poshtë, por dhe të njiheni me Politikën e Privatësisë dhe me Cookiet.
Çdo vizitë në faqen tonë të internetit, transaksion/blerje, nënkupton që i Përdoruesi/Klienti i ka lexuar paraprakisht dhe pranuar plotësisht, pa asnjë rezervë, të gjitha Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit. Nëse këto kushte, apo mënyra e trajtimit së të dhënave personale apo çdolloj veprimi juridik që përmbahet në këtë faqe, nuk janë të pranueshme nga ana e Përdoruesit/Klientit, Ju kërkojmë dhe Ju lutemi të mos e përdorni këtë faqe apo çdolloj aplikacioni/program të ofruar nga shoqëria “Vilma’s Vault”.
Vilma’s Vault, mundëson përdorimin e shërbimeve dhe përmbajtjeve sipas Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të parashtruara më poshtë.
Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit dhe të Rishitjes:
I. Kushtet e përgjitshme të Përdorimit
1. Komunikimet elektronike
Kur përdorni Shërbimet e Vilma’s Vault ose na dërgoni email, mesazhe me tekst (SMS) dhe komunikime të tjera nga kompjuteri ose pajisja juaj celulare, ju komunikoni me ne në mënyrë elektronike. Ne mund të komunikojmë me ju në mënyra të ndryshme, si me email, mesazh me tekst (SMS), njoftim brenda aplikacionit, ose duke postuar mesazhe dhe
komunikime në faqen e internetit ose nëpërmjet Shërbimeve të tjera të Vilma’s Vault. Pa cenuar dispozitat specifike të ligjit, për qëllimet e kësaj kontrate, ju pranoni që të gjitha kontratat, njoftimet, informacionet dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë në formë elektronike plotësojnë kërkesat e formës së shkruar, sikundër kërkohet me ligj.
2. Sugjerimet dhe Personalizimet
Si pjesë e Shërbimeve të Vilma’s Vault ne do të sugjerojmë veçori, produkte dhe shërbime, duke përfshirë reklama të palëve të treta që mund t’ju interesojnë, dhe gjithashtu do të identifikojnë preferencat tuaja dhe do të personalizojnë përvojën tuaj.
3. E Drejta e Autorit/Pronësia intelektuale dhe të Drejtat e Bazave së të Dhënave
E gjithë përmbajtja dhe përshfaqja e disponueshme përmes Shërbimeve të Vilma’s Vault në formën e tekstit, grafikëve, logove, butonave të ikonave, imazheve, skedarëve audio, shkarkimeve dixhitale, koleksioneve të të dhënave dhe softuerit, është në pronësi të Vilma’s Vault shpk dhe mbrohen nga legjislacioni shqiptar mbi të drejtën e autorit dhe normat juridike ndërkombëtare për të drejtat e autorit dhe të drejtat e bazës së të dhënave.
Ju nuk mund të ekstraktoni, kopjoni dhe/ose ripërdorni në mënyrë sistematike pjesë të Shërbimeve të Vilma’s Vault pa pëlqimin e shprehur me shkrim të Vilma’s Vault Në veçanti, ju nuk mund të përdorni asnjë pajisje për esktradimin e të dhënave, robotë ose pajisje të ngjashme data mining
(një ose më shumë herë) për të ripërdorur ndonjë pjesë të konsiderueshme të ndonjë shërbimi të Vilma’s Vault, pa pëlqimin tonë të shprehur me shkrim. Ju gjithashtu nuk mund të krijoni dhe/ose publikoni bazën tuaj të të dhënave që riprodhon pjesë të konsiderueshme (p.sh. listat e çmimeve dhe produkteve) të Shërbimeve të Vilma’s Vault pa pëlqimin e shprehur me shkrim të Amazon.
4. E Drejta e Pronësisë
Industriale, Marka
Vilma’s Vault ka të regjistruara një apo disa marka, sipas legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për më tepër mund të vizitoni faqen e internetit http://dppi.gov.al/objektetpi/markat/. Grafikat, logot, titujt e faqeve, butonat e ikonave, fontet dhe shenjat e shërbimit të përfshira ose të disponueshme përmes ndonjë prej Shërbimeve të Vilma’s Vault janë marka tregtare ose shenja dalluese të Vilma’s Vault . Markat tregtare dhe logot e Vilma’s Vault nuk mund të përdoren në lidhje me produktet ose shërbimet jo-Vilma’s Vault, në një mënyrë që krijon konfuzion midis klientëve ose në çfarëdo mënyre që do të përçmonte ose diskreditonte Vilma’s Vault. Të gjitha markat e tjera tregtare jo-Vilma’s Vault që shfaqen në ndonjë nga Shërbimet e Vilma’s Vault janë pronë e pronarëve të tyre përkatës, të cilët mund ose nuk mund të lidhen me Vilma’s Vault, ose të sponsorizuar nga Vilma’s Vault.
5. Licencë përdorimi për Shërbimet Vilma’s Vault
Me kusht që të respektoni këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit, Kushtet e Shërbimit dhe që të paguani çdo tarifë të aplikueshme, Vilma’s Vault ju jep një licencë të kufizuar, joekskluzive, të patransferueshme dhe të pa nënlicensueshme, për të aksesuar Shërbimet e Vilma’s Vault dhe përdorimin e tyre vetëm për arsye personale dhe jo tregtare. Kjo licencë nuk përfshin asnjë të drejtë të rishitjes ose përdorimit tregtar të çdo Shërbimi Vilma’s Vault ose përmbajtjes së tij, as të drejtën për të mbledhur dhe përdorur listat e produkteve, përshkrimet ose çmimet, për të përdorur derivativë të Shërbimeve të Vilma’s Vault ose përmbajtjen e tyre, për të bërë çdo lloj shkarkimi/ekstraktimi ose të kopjoni informacionin e llogarisë për përfitimin e një rishitësi tjetër ose të përdorni një data mining ose pajisje të ngjashme për kapjen dhe nxjerrjen e të dhënave. Të gjitha të drejtat që nuk jepen shprehimisht nga këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit ose nga Kushtet e Shërbimit mbeten pronësi eskluzive e Vilma’s Vault ose e licencuesit, furnitorët, botuesit, pronarit ose ofruesit të tjerë të shërbimeve.
Ju nuk mund të riprodhoni, kopjoni, shisni, rishisni, vizitoni ose përdorni ndryshe Shërbimet e Vilma’s Vault për çdo përdorim tregtar tërësisht ose pjesërisht pa pëlqimin tonë të shprehur me shkrim. Ju nuk mund të inkuadroni ose përdorni teknika inkuadrimi për të përvetësuar çdo markë
tregtare, logo ose informacion tjetër në pronësi të Vilma’s Vault (përfshirë imazhet, tekstin, cilësimet e faqeve ose formatet) pa pëlqimin tonë të shprehur me shkrim. Ju nuk mund të përdorni asnjë etiketë ose ndonjë “tekst të fshehur” duke përdorur emrin ose markat tregtare të Vilma’s Vault pa pëlqimin tonë të shprehur me shkrim. Ju nuk duhet të keqpërdorni Shërbimet e Vilma’s Vault. Ju do të jeni në gjendje të përdorni Shërbimet e Vilma’s Vault vetëm në masën e lejuar me ligj. Shkelja e këtyre Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit ose Kushteve të Shërbimit do të rezultojë në revokimin e autorizimit ose licencës të lëshuar nga Vilma’s Vault.
6. Llogaria Juaj
Për të përdorur Shërbimet e Vilma’s Vault Ju duhet krijoni një “llogari” në Vilma’s Vault, për të mundësuar shfrytëzimin/përdorimin e shërbimeve të ofruara. Për këtë arsye do t’ju kërkohet të identifikoheni në llogarinë tuaj dhe të keni një mënyrë të vlefshme pagese të lidhur me këtë llogari
Nëse keni një problem me tarifimin e mënyrës së zgjedhur të pagesës, ne mund të tarifojmë çdo mënyrë tjetër të vlefshme pagese të lidhur me llogarinë tuaj. Hyni në faqen përkatëse për të menaxhuar opsionet tuaja të pagesës.
Nëse përdorni Shërbimet e Vilma’s Vault, ju kërkohet të mbani llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin konfidencial dhe të kontrolloni aksesin në kompjuterin dhe
pajisjet tuaja, dhe bini dakord, në masën e lejuar nga ligji në fuqi, të mbani përgjegjësi për të gjitha aktivitetet që do të kryhen me llogarinë dhe fjalëkalimin tuaj. Ju angazhoheni të merrni të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që fjalëkalimi juaj të mbetet i sigurt dhe konfidencial dhe merrni përsipër të na njoftoni menjëherë nëse keni arsye të besoni se ndonjë palë e tretë e di fjalëkalimin tuaj, ose nëse fjalëkalimi juaj është, ose mund të
përdoret në mënyrë të paautorizuar. Ju jeni përgjegjës për të siguruar që informacioni që na jepni është i saktë dhe i plotë dhe të na njoftoni menjëherë për çdo ndryshim në informacionin që na keni dhënë. Ju do të jeni në gjendje të aksesoni informacionin tuaj nga seksioni Llogaria ime e faqes. Ne ju inkurajojmë të konsultoni faqet tona të ndihmëse se si të mbroni privatësinë tuaj për të hyrë në të dhënat tuaja personale.
Ju nuk duhet t’i përdorni Shërbimet e Vilma’s Vault: (i) në një mënyrë që shkakton ose mund të shkaktojë, ndërprerje, dëmtim ose mosfunksionim të Shërbimeve të Vilma’s Vault dhe veçorive të tij, ose (ii) për qëllime mashtruese, ose ndryshe për të kryer aktivitete të paligjshme, ose (iii) të shkaktojë shqetësim, paragjykim ose frikë.
Ne rezervojmë të drejtën për të parandaluar hyrjen në Shërbimet e Vilma’s Vault ose për të mbyllur llogarinë tuaj nëse sjellja juaj përbën një arsye të justifikuar për ta bërë këtë. Kjo do të ndodhë, veçanërisht, në rast të shkeljes së legjislacionit aktual, dispozitave kontraktuale në fuqi, udhëzimeve tona ose politikave tona, të gjitha të aksesueshme në faqen tonë. Pavarësisht këtij kufizimi ose mbylljeje, do të mund të vazhdoni të keni akses në përmbajtjen dhe shërbimet e blera deri në atë moment.
7. Pozita i Vilma’s Vault
Vilma’s Vault , nuk është një subjekt prodhues dhe në faqen e saj nuk shet asnjë produkt apo mall të realizuar nga ana e saj, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9779, datë 16.7.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”. Vilma’s Vault , duke u bazuar në marrëdhënie kontraktore me subjekte
të treta, kryesisht fornitorë që operojnë në Republikën e Italisë, pozicionohet si një subjekt rishitës i këtyre subjekteve të treta, duke Ju mundësuar nëpërmjet ekspozimit dhe publikimit të mallrave dhe produkteve në faqen e vet, reklamimin dhe shitjen e tyre. Si ofrues i faqes së tregtisë elektronike, Vilma’s Vault lehtëson transaksionet në faqe, duke mundësuar blerjen e produkteve tek të tretët për llogarinë të Përdoruesit/Klientit, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për produktet apo mallrat e rishitura. Vilma’s Vault, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe më të drejtën ndërkombëtare private, operon si një agjent shitje dhe reklamues, për subjekte të treta, duke bërë të mundur lidhjen midis kërkesës dhe ofertën. Për ta bërë më të sigurt përvojën e blerjes së Klientit/Përdoruesit, Vilma’s Vault u ofron përdoruesve të saj garancitë që ofron shitësi fillestar dhe për produktet fillestare, duke marrë përsipër zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të ketë Klienti/Përdoruesit me të metat ndaj mallit/produktit.
8. Përgjegjësia e Vilma’s Vault
Vilma’s Vault , nuk mban asnjë përgjegjësi, kontraktuale, ligjore, civile, penale apo ekstragjyqësore për probleme që mund të shkaktohen nga produktet dhe të metat që ata mund të kenë, të cilat mund ti shkaktojnë ndonjë dëm Përdoruesit/Klientit fundor. Përdoruesi/Klienti fundor, duke u regjistruar në këtë faqe, pranon dhe çliron nga çdolloj përgjegjësie Vilma’s Vault , duke kuptuar dhe pranuar pozitën e saj kontraktore, si më sipër.
Ne do të bëjmë çmos për të siguruar që qasja në Shërbimet e Vilma’s Vault të ofrohet pandërprerë dhe që transmetimet të jenë pa gabime. Megjithatë, për shkak të natyrës së internetit, nuk mund të garantohet qasja e pandërprerë dhe mungesa e gabimeve në transmetim. Për më tepër, qasja juaj në Shërbimet e Vilma’s Vault gjithashtu mund të pezullohet ose kufizohet herë pas here për të lejuar riparime, mirëmbajtje ose prezantimin e bizneseve ose shërbimeve të reja. Ne do të përpiqemi të kufizojmë shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e këtyre pezullimeve dhe kufizimeve.
Vilma’s Vault nuk do të jetë përgjegjës për (i) humbjet që nuk janë rezultat i shkeljes nga ana jonë të këtyre termave dhe kushteve ose (ii) për çdo humbje të mundësive të biznesit (përfshirë fitimet e humbura, të ardhurat, kontratat, kursimet e parashikuara, të dhënat, vullnetin e mirë ose të panevojshme shpenzimet e bëra) ose (iii) çdo humbje tjetër indirekte ose pasojë që nuk ishte e parashikueshme në mënyrë të arsyeshme, qoftë nga ju, as nga ne, në kohën kur keni filluar të përdorni Shërbimet e Vilma’s Vault.
Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për ndonjë vonesë ose mospërmbushje të detyrimeve të përcaktuara në këto kushte të përgjithshme nëse vonesa ose mospërmbushja rrjedh nga rrethana të paparashikueshme ose për shkak të forcës madhore. Kjo dispozitë nuk prek të drejtat tuaja që rrjedhin nga ligji dhe në veçanti të drejtën tuaj për të marrë mallrat e blera brenda një kohe të arsyeshme ose për t’u rimbursuar në rast mosdorëzimi për shkak të rrethanave që rrjedhin nga rrethana të paparashikueshme ose për shkak të forcës madhore.
9. Ligji i aplikueshëm dhe gjykata kompetente
Këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit rregullohen dhe duhet të interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për kontratat e tregtisë ndërkombëtare të mallrave. Nëse jeni konsumator dhe keni vendbanimin tuaj të zakonshëm në Shqipëri, mund të përfitoni nga mbrojtjet shtesë të parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorit. Ju pranoni, dhe ne pranojmë nga ana tjetër, t’i nënshtroheni juridiksionit eskluziv të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, nëse
mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mirëkuptim, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar, konkretisht sipas Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve.
10. Ndryshimet e Shërbimit ose Ndryshimet e Kushteve
Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar Shërbimet, politikat, këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit dhe Kushtet e Shërbimit të Vilma’s Vault në çdo kohë për të ofruar produkte ose shërbime të reja ose për të respektuar dispozitat ligjore dhe normat juridike ndërkombëtare. Ju do t’u nënshtroheni politikave dhe kushteve të Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit herë pas here në fuqi në kohën kur përdorni Shërbimet e Vilma’s Vault. Nëse ndonjë dispozitë e këtyre kushteve konsiderohet e pavlefshme ose për ndonjë arsye e pazbatueshme, ky kusht në çdo rast nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe efektivitetin e dispozitave të tjera.
Ne ju inkurajojmë t’i lexoni me kujdes këto kushte përpara se të përdorni Shërbimet e Vilma’s Vault. Duke përdorur Shërbimet e Vilma’s Vault, ju i pranoni plotësisht këto kushte.
II. Kushtet e Përgjithshme të Shitjes (Rishitjes)
1. Kontrata e shitjes (rishitjes)
Prezantimi i produkteve dhe shërbimeve në faqe ose nëpërmjet aplikacioneve celulare të Vilma’s Vault përbën një ftesë për blerje ose ofertë publike.
Nëse dëshironi të blini një ose më shumë produkte, mund t’i zgjidhni ato një nga një, duke i shtuar në shportën tuaj. Pasi të keni zgjedhur të gjithë artikujt që dëshironi të blini, mund të mbyllni shportën tuaj dhe të dorëzoni porosinë. Në këtë pikë do të shihni një faqe përmbledhëse të produkteve që keni zgjedhur, çmimin e tyre dhe opsionet e dorëzimit (me kostot përkatëse). Do t’ju kërkohet të zgjidhni mënyrën tuaj të preferuar të dorëzimit, transportit dhe pagesës.
Në krye të së njëjtës faqe, do të gjeni butonin “Bli tani”, të cilin do t’ju duhet ta klikoni për të dorëzuar porosinë tuaj.
Porosia juaj më pas do të konsiderohet si propozimi juaj i blerjes kontraktuale drejtuar Vilma’s Vault për produktet e listuara, secili i konsideruar individualisht. Pas marrjes së porosisë tuaj, ne do t’ju dërgojmë automatikisht një mesazh pranimi të porosisë (“Faturimi i porosisë“). Marrja e porosisë nuk përbën pranim të propozimit tuaj për blerje. Me dërgimin e Faturës së Porosisë, në fakt, ne vetëm konfirmojmë që e kemi marrë porosinë dhe i kemi nënshtruar procesit të verifikimit të të dhënave dhe disponueshmërisë së produkteve që keni kërkuar. Kontrata e shitjes/rishitjes me Vilma’s Vault do të lidhet vetëm kur ne t’ju dërgojmë një e-mail të veçantë të pranimit të propozimit tuaj të blerjes, e cila do të përmbajë gjithashtu informacione në lidhje me dërgesën e produktit dhe data e pritur e dorëzimit (“Konfirmimi i transportit“). Në rast se porosia juaj përpunohet përmes dërgesave të shumta, ju mund të merrni konfirmime të veçanta të transportit. Tarifimi do të bëhet vetëm kur artikujt e përfshirë në porosinë tuaj dërgohen ose pas pesë ditësh nga autorizimi i pagesës, cilado që të ndodhë e para. Ju do të mund ta anuloni porosinë tuaj përpara se të merrni konfirmimin e transportit, me kusht që porosia të mos jetë përgatitur për procesin e transportit. Në këtë rast nuk do t’ju ngarkohet asnjë kosto. Në çdo rast, e drejta e tërheqjes është subjekt i termave dhe kushteve të përcaktuara në nenin vijues. E drejta e tërheqjes nuk zbatohet për disa kategori produktesh, duke përfshirë, pa kufizim, produkte dixhitale ose softuer që nuk ofrohen në mbështetje materiale (si në rastin e CD ose DVD) pasi të ketë filluar shkarkimi (shkarkimi i CD-ve ) ose përdorimi.
Ju pranoni të merrni faturat në mënyrë elektronike. Këto dokumente do të jenë të disponueshme në formatin PDF në seksionin Llogaria ime. Lëshimi i faturës elektronike në lidhje me një porosi do t’ju komunikohet në Konfirmimin e Transportit.
Të gjitha porositë e vendosura në faqe duhet të korrespondojnë me nevojat normale të konsumit. Kjo kërkesë zbatohet si në lidhje me numrin e produkteve të blera me një porosi të vetme, ashtu edhe në rastin e një morie porosish që lidhen me të njëjtin produkt edhe nëse çdo porosi përfshin një sasi produktesh që korrespondojnë me nevojat normale të konsumit.
2. Çmimet e mallrave
Të gjitha çmimet janë përfshirë TVSH-në e zbatueshme me ligj.
Informacioni mbi disponueshmërinë e produkteve që shesim janë të listuara në faqe, si dhe në faqen e prezantimit të secilit produkt. Përveç informacionit të dhënë në këtë faqe ose diku tjetër, ne nuk jemi në gjendje të japim informacion më të saktë në lidhje me disponueshmërinë e produkteve. Ju lutemi kini parasysh se kohët e parashikuara për dërgimin dhe dorëzimin e produkteve janë thjesht indikative dhe nuk është e mundur të mbështeteni plotësisht në to. Pasi të kemi marrë porosinë tuaj,
ne do t’ju njoftojmë me email ose duke postuar një njoftim nëse ndonjë prej produkteve që keni porositur nuk është i disponueshëm.
Me gjithë përpjekjet tona, nuk mund të përjashtojmë që për një pjesë të vogël të produkteve në katalogun tonë të tregohet gabimisht një çmim i ndryshëm nga ai aktual. Në çdo rast, ne do të kontrollojmë korrektësinë e çmimeve të produkteve gjatë procesit të verifikimit të porosisë dhe dërgesës së mëvonshme të produkteve. Nëse, për shkak të keqkuptimeve ose shqetësimeve të tjera, çmimi i treguar në faqe duhet të jetë më i ulët se çmimi i saktë i shitjes së një produkti, ne mund t’ju kontaktojmë për të kontrolluar nëse ende dëshironi ta blini produktin me çmimin e duhur ose mund të mos pranojmë porosinë tuaj. Nëse çmimi i saktë i një produkti është më i ulët se ai i treguar në faqe, ne do t’ju tarifojmë vetëm çmimin e duhur më të ulët dhe ne do t’jua dërgojmë produktin gjithsesi.
3. Garancia për produktet
Regjimi i garancisë për produktet e shitura nga Vilma’s Vault , ndryshon në varësi të faktit nëse blerësi është “konsumator” ose “profesionist” në përputhje me legjislacionin shqiptar.
Garancia për secilin produkt do të shfaqet në skedën e prezantimit të tij, në varësi të garancisë që ofron Prodhuesi dhe Fornitori.
Me përjashtim të rasteve të sjelljes së keqe të qëllimshme ose neglizhencës së rëndë, ne jemi vetëm përgjegjës për çdo dëm të drejtpërdrejtë dhe të parashikueshëm në momentin e lidhjes së kontratës së shitjes. Prandaj, ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për asnjë humbje të pësuar, humbje fitimi ose ndonjë dëm tjetër që nuk është pasojë e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë e mospërmbushjes sonë ose që nuk ishte e parashikueshme në momentin e lidhjes së kontratës së shitjes. Vilma’s Vault nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve që mbartin Palët Furnizuese apo Prodhuese, të cilët mund të ofrojnë garanci tregtare në lidhje me produktet për shitje në faqen tonë.
Duke qenë se Vilma’s Vault , është një subjekt reklamues dhe rishitës, i produkteve dhe mallrave të prodhuara dhe shitura nga subjekte të treta, ajo aplikon garancitë e prodhuesit apo palëve të treta apo strategjitë e ndryshme tregtare të zbatuara nga këto subjekte. Për më tepër, Vilma’s Vault Sh.p.k nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve që përmbahen në termat dhe kushtet e garancisë së ofruar nga
Palët e Treta. Vilma’s Vault ka detyrimin që të publikojë garancitë e ofruara për secilin produkt nga Palët e Treta duke njoftuar dhe informuar në mënyrë të përshtatshme Klientin/Përdoruesin.
Në çdo rast, për të ushtruar të drejtat tuaja të garancisë dhe ndihmës, ju rekomandojmë të mbani një kopje të faturës së blerjes së produktit.
4. Ligji i aplikueshëm dhe gjykata kompetente
Këto Kushte të Përgjithshme të Shitjes rregullohen dhe duhet të interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për kontratat e tregtisë ndërkombëtare të mallrave. Nëse jeni konsumator dhe keni vendbanimin tuaj të zakonshëm në Shqipëri, mund të përfitoni nga mbrojtjet shtesë të parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorit. Ju pranoni, dhe ne pranojmë nga ana tjetër, t’i nënshtroheni juridiksionit eskluziv të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, nëse mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mirëkuptim, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar,
konkretisht sipas Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve.
5. Ndryshimet në Kushtet e Përgjithshme të Shitjes
Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar këto Kushte të Përgjithshme të të Shitjes të Vilma’s Vault në çdo kohë për të ofruar produkte ose shërbime të reja ose për të respektuar dispozitat ligjore dhe normat juridike kombëtare dhe ndërkombëtare. Ju do t’u nënshtroheni politikave dhe kushteve të Kushteve të Përgjithshme të Shitjes herë pas here në fuqi në kohën kur përdorni Shërbimet e Vilma’s Vault. Nëse ndonjë dispozitë e këtyre kushteve konsiderohet e pavlefshme ose për ndonjë arsye e pazbatueshme, ky kusht në çdo rast nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe efektivitetin e dispozitave të tjera.
6. Kontaktet
Të dhënat e kontaktit janë si më poshtë:
Adresa Postare: Vilma’s Vault” , regjistruar në QKB me NUIS M31729007J, me adresë të selisë: Rruga “Bilal Golemi”, Ndertesa 16, Tiranë.
Telefon :+355 69 987 9413
Adresa e mailit: info@vilmasvault.com
7. Të drejtat e autorit
Vilma’s Vault ka të drejtën e autorit për të gjitha përmbajtjet (materialet tekst, vizuale dhe audio, bazat e të dhënave, kodin e programimit, tekstet e mësipërme). Përdorimi i pa autorizuar i çdo pjese të tyre, pa lejen e pronarit/ve që kanë edhe të drejtën e autorit, konsiderohet si shkelje e të drejtave të autorit dhe i nënshtrohet penaliteteve të parashikuara në ligjin nr. 35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar.