Refund and Returns Policy
Kthimet janë të mundura vetëm nëse produkti është i gabuar, i dëmtuar ose me defekt.
Nëse po ktheni një artikull për shkak të një gabimi nga ana jonë ose për shkak se artikulli është i dëmtuar, me defekt ose jo siç e keni porositur dhe nuk mund të riparohet ose zëvendësohet. Në këtë rast produkti mund të tërhiqet dhe t’ju rimbursohet vlera totale e paguar dhe kostot e transportit..
Vilma’s Vault do të kontrollojë të gjithë artikujt që janë kthyer si të dëmtuar ose me defekt. Nëse nuk gjendet asnjë defekt, ne rezervojmë të drejtën t’ju ngarkojmë kostot e transportit dhe koston e vetë artikullit. Për më shumë informacion, shihni faqen tonë të ndihmës për garancinë ligjore.
Kujdes:
-
- Ju mund t’i ktheni produktet e blera në Vilma’s Vault deri në 48 orë pune nga data e marrjes në dorëzim.
- Për të bërë të mundur rikthimin e produktit, amballazhimi i tij nuk duhet të dëmtohet. Hapeni me kujdes me qëllim ruajten dhe ripaketimin e produktit nëse do jet e nevojshme.
- Nëse ktheni një artikull që është pjesë e një porosie të shumëfishtë, do t’ju rimbursohen; kostoja e produktit që po ktheni dhe kostot e transportit vetëm për këtë artikull.
Shënim: Për të nisur procesin e kthimit, mund të kontakoni ne adresen e emailit info@vilmasvault.com
Rimbursimi i porosive të dhuratave
Ne do të ndjekim rregullat e rimbursimit të zbatueshme për blerjet normale. Prandaj, rimbursimi nuk do të përfshijë koston e paketimit të dhuratës ose shërbimeve të tjera që lidhen me porosinë. Për më tepër, kostoja e lidhur me kthimin e artikullit nuk do t’i kthehet marrësit të dhuratës.
Si lëshohet rimbursimi
Rimbursimet lëshohen në mënyrën e pagesës të përdorur për blerjen. Në disa raste, mund të përdorim edhe opsionin e Rimbursimit të Menjëhershëm në momentin e dorëzimit të pakos.
Nëse opsioni i Rimbursimit të Menjëhershëm është i disponueshëm dhe ju e zgjidhni atë, do të merrni rimbursimin tuaj pa pasur nevojë të prisni që artikulli i kthyer të arrijë në Qendrën e Kthimit të Vilma’s Vault . Rimbursimet e menjëhershme do të kreditohen në mënyrën tuaj të pagesës ose do të lëshohen si karta dhuratash, voucher ose coupon të rimbursueshme në www.vilmasvault.com, në varësi të llojit të zgjedhur të rimbursimit. Nëse keni përdorur një kartë si mënyrë pagese, rimbursimi do të përpunohet menjëherë, por do t’ju duhet të prisni 5-7 ditë përpara se të shfaqet në pasqyrën tuaj bankare.
Për të marrë një rimbursim të menjëhershëm, është ende e nevojshme të kthehet artikulli brenda 48 orëve nga data e dorëzimit të tij.
Nëse nuk e ktheni artikullin brenda kësaj periudhe (48 orë nga marrja në dorëzim të produktit, ne nuk do të pranojme kthimin e tij për asnje motiv ose arsye.
Për kthimet e produkteve brenda kesaj periudhe dhe me mënyrën standarte të rimbursimit (kur nuk pranoni voucher ose coupon blerjeje), ne do të lëshojmë rimbursimin brenda 30 ditëve nga momenti që do të rrimarim produktin. Do të merrni gjithashtu një email pasi të jetë lëshuar rimbursimi që përmban më shumë detaje.