Privacy Policy

Informacion mbi trajtimin e të dhënave personale

I. PËRGJEGJËSI PËR TRAJTIMIN E TË DHËNAVE
Në këtë dokument përshkruhen mjetet dhe mënyrat administrimit të kësaj faqe interneti në lidhje me përpunimin e informacionit dhe të dhënave personale të përdoruesve që vizitojnë apo regjistrohen platformën online www.vilmasvault.com, e cila administrohet nga shoqëria tregtare “Vilma’s Vault” sh.p.k., regjistruar në QKB me NUIS M31729007J, me adresë të selisë: Rruga “Bilal Golemi”, Ndertesa 16, Tiranë. Informacioni i mëposhtem, vjen në zbatim dhe në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore të miratuara nga organet kompetente shtetërore, për mbrojtjen e trajtimin e të dhënave personale. Përveç sa më sipër, ky dokument mbështetet gjithashtu edhe në Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) n. 2016/679 të Bashkimit Evropian. Pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave personale është “Vilma’s Vault” sh.p.k., regjistruar në QKB me NUIS M31729007J, me adresë të selisë: Rruga “Bilal Golemi”, Ndertesa 16, Tiranë
II. MËNYRA E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
Përpunimi i të dhënave në këtë platformë/faqe interneti kryhet nëpërmjet mjeteve elektronike dhe mbledhja e tyre bëhet nëpërmjet formatit që parashikohet në këtë faqe interneti. Trajtimi i të dhënave kryhet nga persona të autorizuar nga Pala Përgjegjëse, në përputhje me përcaktimet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Personat që nuk dëshirojnë që t’iu trajtohen të dhënat nga ana e Palës përgjegjëse, mund të refuzojnë përdorimin e faqes www.vilmasvault.com. Me dhënien e pëlqimit nga ana e përdoruesit, duke u regjistruar në këtë faqe, përdoruesi jep autorizimin e tij për trajtimin e të dhënave personale, që ai me vullnet të lirë dhe të pavesuar ia trasferon Palës Përgjegjëse.
III. LLOJET E TË DHËNAVE QË PËRPUNOHEN
Të dhënat personale të trajtuara ndahen në dy kategori subjektesh: Vizitori: Kur një individ akseson faqen e internetit/platformën www.vilmasvault.com, të dhënat që trajtohen nga ana e Palës Përgjegjës, janë ato të përcaktuar në Cookie Policy, dhe të dhënat të tjera që janë të domosdoshme për funksionimin e faqes dhe realizimin e qëllimit të saj. Këto të dhëna nuk merren për të vendosur lidhje me palët e identifikuara, por sipas natyrës së tyre, nëpërmjet përpunimit ose lidhjes me informacionin dhe të dhënat e palëve të treta, ato mundësojnë identifikimin e përdoruesve. Kjo kategori përfshin adresat e IP-së ose domenin e kompjuterëve të cilat përdoren nga personat që hyjnë në këtë faqe, adresat e Identifikuesit të Burimit Uniform (URI) për burimet e kërkuara, kohën e kërkesës, metodën e përdorur për paraqitjen e kërkesës në server, madhësinë e dosjes së marrë në përgjigje, numrin e kodit që përcakton statusin e përgjigjes së dhënë nga serveri (në rregull, gabim, etj.) si dhe parametrat e tjerë në lidhje me sistemin operativ dhe mjedisin e TI të përdoruesit. Ky informacion mund të përdoret për përcaktuar përgjegjësitë në rast se do të kryhen krime të mundshme të teknologjisë së informacionit për të dëmtuar faqen e internetit: pa paragjykuar këtë përdorim, të dhënat aktuale për kontaktet e faqes së internetit nuk qëndrojnë për më shumë se shtatë ditë. Klienti: Kur një individ akseson faqen e internetit/platformën dhe me vullnetin e tij të lirë e të pavesuar regjistrohet në të si një Klient, duke trasmetuar të dhënat e kërkuara në formatet/modulet e përcaktuara në faqe, atëherë të dhënat e përcjella nga Klienti, trajtohen dhe administrohen nga Pala përgjegjëse. Të dhënat e trasmetuara nga Klienti, fokusohen kryesisht në të dhënat personale të individit i cili duhet identifikuar ( të dhënat anagrafike si psh emër, mbiemër, datëlindja, adresa, nr. Telefoni, të dhëna në lidhje me mënyrat e pagesave, të dhëna mbi preferencat mbi produktet, trajtimi i kërkesave, ankesave etj), sikundër ato të dhëna të nevojshme e të domosdoshme për funksionimin sa më korrekt të kësaj faqe interneti, në kuadrin e operimit të zakonshëm për të mundësuar një shërbim sa më cilësor dhe në përputhje me marrëdhënien juridike midis palëve. Trasmetimi i të dhënave nga Klienti tek Pala përgjegjëse, përveç rasteve të parashikuara ndryshe, është fakultative, megjithatë mostrasmetimi apo mosdhënia e tyre mund të bëjë të pamundur marrjen e shërbimit të ofruar apo përmbushjen e detyrimeve kontraktore, sipas aktivitetit të treguar.
IV. QËLLIMI I TRAJTIMIT

Të gjitha të dhënat e grumbulluara dhe të dhëna vullnetarisht nga Klientët, do të përdoren për ofrimin e shërbimeve dhe për qëllimet e realizimit të marrëdhënies juridike, detyrimeve që lindin prej saj, apo akteve ligjore dhe nënligjore. Ghithashtu, çdolloj e dhëne mund të përdoret për qëllime statistikore, për komunikime të ndryshme, njoftime, realizim sondazhesh, marketing online, publicitet etj. Të dhënat e grumbulluara mund t’iu trasferohen subjekteve të treta, me qëllim analizimin e këtyre të dhënave, për të bërë të mundur ofrimin e shërbimeve të kërkuara, sikundër janë subjektet që sigurojnë trasportin apo subjektet që duhet të kontabilizojnë veprimet financiare apo ekonomike. Për këtë arsye, Klienti, pasi të ketë dhënë pëlqimin e tij, duke u regjistruar në këtë faqe/platfomë ai autorizon shprehimisht me vullnetin e tij, se të dhënat e trasmetuara apo të përftuara, mund të përdoren nga Pala Përgjegjëse/Kontrolluesi për trajtimin e tyre sipas qëllimeve të paracaktuara më sipër, duke i trasferuar ato subjekteve të treta, për dërgimin e njoftimeve të ndryshme, realizimin e shërbimit, përmbushjen e detyrimeve kontraktore e ligjore, komunikimeve të ndryshme, kontaktin e drejtëpërdrejtë, analizimin e tyre, përgatitjen e sondazheve, komunikimin telefonik, apo çdollloj komunikimi me teknologji tjetër të komunikimit në distancë, duke përfshirë mediat sociale, që subjektet e treta mund të përdorin.
Të dhënat e trasmetuara dhe të përftuara mund të përdoren dhe për qëllimet e mëposhtme:
    a) Dërgimi i komunikimeve për qëllime reklamimimi, si dhe për shitje direkte, duke iu referuar gjithashtu dhe produkteve dhe shërbimeve të palëve të treta. Të dhënat tuaja personale mund të përdoren nga Pala Përgjegjëse/Kontrolluesi për qëllime të dërgimit të reklamave, komunikimeve tregtare (marketing), me e-mail, telefon, dhe çdo teknologji tjetër të komunikimit në distancë, duke përfshirë mediat sociale,
    b) Aktivitete të profilizimit, që do të thotë studimi dhe analiza e interesave dhe kërkesave të Tuaja, me qëllim të përcaktimit të profileve individuale dhe grupore, për të profilizuar preferancat Tuaja. Përpunimi i të dhënave personale me qëllim profilizimin, kryhet për të kuptuar më mirë interest dhe preferencat e Klientëve, në mënyrë që t’iu ofrojmë një përvojë në përputhje me to. Për shembull, ne mund të trajtojmë këto të dhëna duke treguar kujdes në produktet të cilat ju keni më shumë interes, për këto arsye mund t’iu dërgojmë oferta apo promocione duke u fokusuar tek këto interesa.
    c) Komunikimin e të dhënat palëve të treta për dërgimin e mesazheve reklamuese dhe tregtare, për shitje direkte nga këto palë të treta.

V. MASAT E SIGURISË, DHE TË RUAJTJES SË KONFIDENCIALITETIT
Kontrolluesi garanton secilin përdorues se pas dorëzimit të informacionit dhe të dhënave në serverin e faqes së internetit, zbatohet një sistem me standard të lartë sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje me kërkesat e parashikuara nenet 27 dhe 28 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
VI. KUKIT (COOKIES)
Në lidhje me instalimin e cookie (biskotave) në këtë faqe interneti mund ti referoheni Cookie Policy
VII. MJETET E PËRPUNIMIT
Të dhënat personale trajtohen me instrumente të automatizuara vetëm për kohën që nevojiten për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur. Masa të caktuara sigurie zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë, si dhe ndërhyrjet e paautorizuara.
VIII. TË DREJTAT E SUBJEKTEVE TË TË DHËNAVE PERSONALE

Personat, të dhënat personale të të cilëve trajtohen, kanë të drejtë të marrin në çdo kohë konfirmimin për ekzistencën ose jo të të dhënave personale dhe të dinë përmbajtjen dhe origjinën e tyre, të verifikojnë saktësinë ose përfshirjen e kërkesës, përditësimin ose korrigjimin në bazë të nenit 13 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Në zbatim të të njëjtit nen, palët e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë anulimin, transformimin në mënyrë anonime ose bllokimin e informacionit dhe të dhënave që trajtohen në kundërshtim me ligjin, si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, trajtimin e tyre.
Në përputhje me nenin 16 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, subjekti i të dhënave gëzon të drejtën e ankimit në rast se pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm në lidhje me të dhënat personale
Kërkesat, sipas të drejtave të parashikuara, duhet të drejtohen në adresën info@vilmasvault.com .
Ky dokument përbën “Politikën mbi Privatësinë” të kësaj faqe interneti, i cili do të jetë objekt i përditësimeve të mëtejshme, për këtë arsye ftojmë Vizitorët dhe Klientët të konsultohet periodikisht me këtë faqe.
Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti apo klikimit në kutitë e përcaktuara, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e parashikuara më sipër.